Si t’i ktheni dokumentet në PDF

PDF-të janë gjithmonë të thjeshta për t’u përdorur, dhe nuk është vështirë që të gjenerohen, sepse nuk ka ndonjë proces të ndërlikuar në to

Si t’i ktheni dokumentet në PDF

Si ta ruani dokumentin PDF në Windows

Në Windows ju mund të shkoni tek opsioni i printimit në cilindo program që gjendeni. Opsionin që duhet ta zgjidhni është “Ruaj si PDF” në listën e printerëve, të cilin mund ta ruani dhe ta shpërndani kudo.

Në Google Chrome ju duhet të klikoni te tri pikat në anën e djathtë, dhe më pas printoni dhe zgjidhni të ruani si PDF në listën e cila ju shfaqet.

Ky opsion është i njejtë pothuajse në çdo program që ju shihni në Windows, aftësia për të ruajtur si PDF është e integruar direkt në Microsoft Word për Windows, ku gjithçka që ju duhet të bëni është të zgjidhni: File, e më pas ta ruani si PDF, dhe klikoni, ruaj.

Mund të printoni një PDF nga pothuajse çdo program Windows.

Si ta ruani dokumentin PDF në Android dhe iOS

Në Android hasim Google Docs me një dokument të hapur në të cilin ju duhet të prekni tri pikat në anën e dajthtë, më pas ju duhet të zgjidhni, ndani dhe eksportoni, dhe ruaj.

Opsioni klasik print-as-PDF është i disponueshëm edhe në Android, pasi të keni shtypur Share. Kjo ju dërgon juve të printoni dhe nga aty të zgjidhni që ta ruani si PDF.

Google Docs për Android

Ndërsa, përmes iPhone-it tuaj, ju keni disa mënyra për të krijuar PDF. Nga aplikacioni Files që gjindet në iOS, ju mund t’i konvertoni imazhet në skedarë PDF duke e klikuar dhe duke zgjedhur Krijo PDF, PDF do të ruhet më pas në vendin e njejtë si imazhi origjinal.

Por, ju mund ta përdorni edhe funksionin Print në iOS, për të kthyer çdo gjë në PDF. Kjo gjë mund të bëhet shumë lehtë në çdo aplikacion që ju e përdorni, pasi mundësia vjen gjithmonë para jush ku ju mund ta shtypni butonin share dhe përmes këtij butoni do të ju shfaqet opsioni Printo.

Konvertimi nga imazhi në PDF në iOS

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika