Tentim vrasje në Podujevë, në vendngjarje gjenden 12 gëzhoja e një predhë

Dy persona të dielën në mbrëmje kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, policia ka njoftuar se në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja dhe një predhë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Podujevë dy persona kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitë përkatëse dhe janë gjetur 12 gëzhoja të plumbave dhe një predhë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rasti.

“Fsh. Sfeqel, Podujevë 18.02.2024 – 21:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja dhe një predhë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rasti. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe vrasje në tentativë”

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika