Ugljanin: Në veri do të nisë pagesa e energjisë elektrike për muajin janar, forma do të jetë paushalle

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin, ka thënë se pagesat e energjisë elektrike në veri të vendit do të nisin për muajin janar deri në muajin prill

Mitrovica e Veriut, foto RFE.

Po ndërmerren hapat e fundit për të filluar pagesën e energjisë elektrike të shpenzuar në veri të Kosovës.

Në katër komunat atje, fillimisht po bëhet regjistrimi i amvisërive për pagesën paushall të rrymës së shpenzuar.

Në fund të prillit pritet të përfundojë instalimi i njehsorëve elektrikë dhe pagesa reale e energjisë së shpenzuar.

Këtyre ditëve në katër komunat në veri të Kosovës fillon regjistrimi i amvisërive. Kjo për pagesën e energjisë së shpenzuar elektrike.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin, i ka thënë këtë të martë Radio Dukagjinit se ekipet e Elektrosever këtë punë në këtë komunë, do t’ia fillojnë të enjten, më 22 shkurt.

“Më 22 do t’ia nisim regjistrimet banesore dhe shtëpiake në lagjen e boshnjakëve dhe në tjera lagje që si kanë evidentu ato raste për pagesën paushall që është 20 euro, tani do shkojë procesi për orët që është i obligueshëm Elektroserver. Pagesat do bëhen për muajin e janarit dhe do të zgjatë sigurisht sipas njoftimit deri në prill, sepse Elektroserver ka marrë detyrën që do t’i kryejë instalimin e orëve në pjesën veriore”, ka deklaruar ai për Radio Dukagjinin.

Pagesa paushall do të zgjasë deri në muajin prill, kur duhet të kryhet edhe procesi i instalimit të njehsorëve elektrikë, me të përfunduar regjistrimi i amvisërive.

Nga përfundimi  i luftës në Kosovë e deri në vitin 2017, rrymën për serbët e veriut e kanë paguar qytetarë të pjesëve të tjera të Kosovës.

Nga 2017-ta, për shkak të ankesave të shumta, përgjegjësia për pagesën kaloi te Qeveria e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika