Prokuroria e Ferizajt nis hetimet për rastin e vdekjes së shtetases së huaj

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka iniciuar hetimet për rastin e shtetases së huaj, e cila është gjetur pa shenja jete mbrëmë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka iniciuar hetimet për rastin e shtetases së huaj, e cila është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Arbën Xhaferi”, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari ka thënë se po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur rasti.

“Prokuroria qysh mbrëmë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, po punohet intensivisht që të dihet shkaqet e rastit. Për momentin nuk mund të themi asgjë pasi jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, ka thënë Jashari.

Ndërsa, Policia e Kosovës, në raportin e sotëm 24-orësh, rastin e ka cilësuar si “vdekje e dyshuar”.

Lexo më shumë: Policia e cilëson si “të dyshimtë” vdekjen e shtetases së huaj në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

“Autostrada “Arbër Xhaferi’’ /  21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur në një trup të pajetë të një viktime femër-shtetase e huaj.  Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e  ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika