Aksion protestues lidhur me reagimet e deputetëve që po kundërshtojnë projektligjin për shëndet riprodhues

Deklaratat e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Blenda Asllani, nga kolektivi “Marshojmë S’festojmë”, i ka quajtur seksiste e denigruese

“Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, “Duda, ku i ki kufijtë?”, “Shkarkojeni Duda Baljen?”, “Kush na mbron prej deputetëve?”, “Eman mos rrej”, “Kushtetuta, ku?”.

Këto janë disa nga pankartat që aktivistët nga kolektivi “Marshojmë S’festojmë” organizuan një aksion protestues lidhur me reagimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kundër projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Deklaratat e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Blenda Asllani, nga kolektivi “Marshojmë S’festojmë”, i ka quajtur seksiste e denigruese.

“Me sloganin ‘deputetët nuk kanë mandat me i cenu trupat tanë’ e kemi mbyllur derën e Kuvendit sepse deklaratat e ditëve të fundit brenda dhe jashtë Kuvendit janë seksiste, denigruese, dehumanizuese për gratë dhe nxitin urrejtjen ndaj grave”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se kolektivi “Marshojmë S’festojmë”, kërkon votimin e projektligjit për shëndetin prodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

“Të jetë i qasshëm në institucione publike për gratë beqare dhe për çiftet, kërkojmë që të shkarkohet Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të drejtat e njeriut, si dhe në përputhje me nenin 65 të rregullores së Kuvendit të Kosovës të sanksionohen të gjithë deputetët që në hapësira publike deklarohen me gjuhë të urrejtjes ndaj komuniteteve të caktuara”, ka theksuar Asllani.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika