Kurti: Mësuesi është zgjues i imagjinatës dhe misionar i dijes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë shprehur mirënjohje ndaj mësuesve në Manifestimin për “Ditën e Mësuesit”, duke vlerësuar se ngjarja e sotme është dëshmi e vlerësimit tonë për punën e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bibliotekën Kombëtare më 7 Mars 2024.

Në një ngjarje të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, shprehën respektin e tyre për rolin dhe kontributin e mësuesve në arsim.

Kryeministri Kurti ka theksuar se pedagogjia është një kombinim i artit dhe dijes, dhe mësuesi është një figura që jo vetëm mëson, por gjithashtu, siç ka thënë ai, zgjon imagjinatën dhe mendjen e nxënësve.

Ai ka shprehur bindjen se misioni i mësuesve është një detyrë fisnike dhe ka theksuar se ata kontribuojnë në zhvillimin e nxënësve.

“Pedagogjia është edhe art edhe dije. Mësuesi është ai që zgjon edhe imagjinatën, mësuesi jo vetëm mëson, por zgjon mendjen e asaj që nuk është zgjuar më parë. Mësuesi zgjon nxënësin e vet. Misioni juaj është më fisniku”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq, ministrja Nagavci i ka falënderuar mësuesit për punën e palodhur dhe i ka inkurajuar ata të vazhdojnë të ndihmojnë fëmijët të ecin drejt dijes.

Ajo ka thënë se Dita e Mësuesit është një rast për të shprehur respektin dhe vlerësimin për punën e tyre dhe se ngjarja e sotme ishte një dëshmi e thellë e vlerësimit të tyre në shoqëri.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Sot është dita ku secili prej nesh ngrihet në këmbë për të thënë faleminderit. Me mund e djersë i ndihmoni fëmijët tanë të hedhin hapa drejt dijës. Ngjarja e sotme është dëshmi e vlerësimit tonë për punën tuaj”, ka thënë Nagavci.

Kjo ngjarje nisi me një orë e 30 minuta vonës, pasi aktivistët e PSD-së kishin bërë një aksion simbolik brenda Bibliotekës për ministren Nagavci.

Ata kishin vendosur një librezë imituese në emër të ministres Nagavci, me nota të dobëta.

Me ketë rast, Nol Nushi ka thënë se me këtë po tregojnë se kush po e udhëheq arsimin në Kosovë.

Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar disa prej anëtarëve të PSD-së, të cilët kishin rezistuar të dalin nga Biblioteka Kombëtare.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika