Nënkryetarja e Zveçanit dyshon te Lista Serbe e “Brigada e Veriut” për djegien e lokaleve të saj

Nënkryetarja e Zveçanit dyshon se Lista Serbe e “Brigada e Veriut” janë përgjegjëse për djegien e lokaleve të saj, ndërkohë që tregon vendosmëri për të vazhduar punën

Pamje nga lokali i djegur i nënkryetares së Zveçanit, 8 mars 2024.

Pas rastit të djegies së lokaleve të saj, nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq ka theksuar dyshimet e saj se akti mund të ketë qenë përgjegjësi i Listës Serbe ose “Brigada e Veriut”.

Ajo për Dukagjinin ka thënë se Lista Serbe dhe “Brigada Veriut” janë ata që kundërshtojnë përpjekjet e serbëve për të punuar në institucionet e Kosovës.

“Është e çuditshme si Lista Serbe kundërshtojnë punën në institucionet kosovare kur janë ata vet që po bëjnë thirrje që të bëhen pjesë e këtyre institucioneve”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se kjo nuk e frikëson dhe nuk do ta ndalë punën e saj si nënkryetare, madje do të punoj që këto objekte të jenë edhe më të mëdha se sa janë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orët e para të së premtes.

Po ashtu, sipas raportit 24-orësh të Policisë, Tomaniq dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar.

Lidhur me këtë, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se “ky rast është një përpjekje e kotë për të frikësuar serbët e liruar nga kthetrat e terroristëve të Listës Serbe”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika