Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Gjakovë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Skivjan të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur

Foto ilustruese

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të dielën në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se viktima ka vdekur gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Siç ka thënë ai, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00.

Ndërsa, në aksident kanë qenë të përfshira janë dy automjete.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj për Dukagjinin.

Lidhur me rastin, Elezaj ka thënë se është njoftuar prokurori i shtetit, dhe se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika