U ndalua për kontroll nga policia, dyshohet se iu gjet substancë narkotike në veturë e trup të dyshuarit

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit i është ndaluar fillimisht vetura dhe gjatë kontrollit në të njëjtën është gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike e llojit marihuanë

Një person është arrestuar nën dyshimin për posedim të narkotikëve në Prishtinë.

Të njëjtit policia i gjeti narkotik në veturë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit i është ndaluar fillimisht vetura dhe gjatë kontrollit në të njëjtën është gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike e llojit marihuanë.

Përveç në veturë, policia ka njoftuar se edhe në trupin e të dyshuarit gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 27 gram, një grinder që shërben për bluarjen e marihuanës, një role me folje që shërben për mbështjellje të marihuanës si dhe dy peshore”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika