Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Ka vdekur një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës, i cili që nga fillimi i mbajtjes së dënimit ishte pranuar me probleme të rënda shendetësore

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në njoftim thuhet se i burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit ishte pranuar me probleme të rënda shendetësore, ku si pasojë tërë kohën është trajtuar në stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së.

“Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali”, thuhet në njoftim.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika