Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasje, pasi ka therur me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit

Policia e Kosovës, foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një të dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, i dyshuari ka therur me thikë një person, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

“Prishtinë 04.04.2024- 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika