Krasniqi: Në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë që Kushtetutën ta mbrojmë nga Qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Ditën e Kushtetutës është shprehur se duhet respektuar dhe mbrojtur themelet e të drejtave dhe lirive, derisa ka e ka kritikuar Qeverinë aktuale për shkeljen e saj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka uruar këtë ditë por pa i lënë anash edhe kritikat për Qeverinë aktuale.

“Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër të jetës, të respektojmë dhe mbrojmë me çdo kusht themelet e të drejtave dhe lirive tona. Kushtetuta, më shumë se fjalë në letër, është simbol i unitetit, drejtësisë dhe fuqisë së demokracisë,” ka shkruar Krasniqi.

Fatkeqësisht, në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë që Kushtetutën tonë ta mbrojmë më së shumti nga vet Qeveria e Kosovës – që e ka obligim ligjor, institucional dhe kombëtar t’i dalë zot asaj,” ka vijuar Krasniqi.

Krasniqi poashtu ka theksuar se “Angazhimi që duke ndjekur parimet e Kushtetutës tonë, të ndërtojmë një shtet të drejtë, të sigurt dhe barabartë për të gjithë, ka qenë, është dhe mbetet zotimi ynë i përhershëm!”

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika