KQZ tregon afatin për dërgimin e zëvendësuesve të anëtarëve të dorëhequr të Listës Serbe e GI SPO-së

"..Pas pranimit të këtyre dorëheqjeve, SKQZ u ka dërguar këtyre dy subjekteve politike kërkesën për zëvendësimn e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve. Afati per dergimin e zevendesuesve eshte 11 prilli", ka njoftuar KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se i ka dërguar subjektit politik, Lista Serbe dhe përfaqësuesit të subjektit politik, Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (GI SPO) kërkesën për zëvendësimin e 4 anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) në veri.

KQZ ka njoftuar se afati për dërgimin e zëvendësuesve është 11 prilli.

“Në fillim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së u njotuan se më 7 dhe 8 prill janë pranuar dorëheqjet e katër përfaqësuese të subjektit politik Lista Serbe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, dhe dorëheqjen nga përfaqsuesi i subjektit politik GI SPO nga komuna e Mitrovicës së Veriut, të cilët ishin emëruar më parë nga KQZ për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në këto komuna. Pas pranimit të këtyre dorëheqjeve, SKQZ u ka dërguar këtyre dy subjekteve politike kërkesën për zëvendësimn e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve. Afati per dergimin e zevendesuesve eshte 11 prilli”, ka bërë të ditur KQZ-ja.

KQZ-ja konfirmon dorëheqjet e anëtarëve të Listës Serbe nga komisionet komunale zgjedhore në veri

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika