Osmani: Secili që beson në demokraci dhe të drejtat e njerëzve do të votojë pro Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se secili që beson në demokraci dhe të drejtat e njerëzve do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës (KiE)

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përmes aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mund të jepet një mesazh i fuqishëm se Evropa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë.

“Sot anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u është dhënë mundësia për të dërguar një mesazh të fortë, që Evropa qëndron fuqishëm në angazhimin e saj për demokracinë dhe të drejtat e njerëzve”, ka shkruar Osmani në platformën ‘X’.

Osmani ka thënë se kushdo që beson në një të ardhme me këto vlera, do të votojë pro anëtarësimit në Kosovës në Këshillin e Kosovës.

“Secili që beson vërtetë në një të ardhme me këto vlera, do të votojë në favor të anëtarësimit në Kosovës në KiE”, ka shkruar presidentja.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend dite, në kuadër të agjendës së sesionit pranveror.

Gjatë një seance plenare në Strasburg, Kosova është pikë e parë e agjendës dhe do të diskutohet nga ora 10:30 deri në ora 12:30.

Lexo më shumë: Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Raporti është përpiluar nga deputetja greke Dora Bakojanis dhe drafti i këtij raporti është miratuar në mars nga Komisioni për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Pra, sot Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të votojë rekomandimin për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika