Presidenti iranian: Sulmi mbi Izraelin ishte shenjë e fuqisë së Iranit

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, e ka quajtur sulmin e fundit me raketa dhe dron kundër Izraelit si "një burim krenarie dhe fuqie" për vendin e tij

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi. Foto: Associated Press

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, e ka quajtur sulmin e fundit me raketa dhe dron kundër Izraelit si “një burim krenarie dhe fuqie” për vendin e tij.

“Ky operacion u bë një shenjë e fuqisë së Republikës Islamike dhe forcave të saj të armatosura. Ai gjithashtu tregoi vendosmërinë e çeliktë të kombit tonë”, ka thënë presidenti i Iranit, raporton AP.

Raisi ka pretenduar se sulmi ishte i nevojshëm dhe se ka bashkuar fraksionet politike të vendit.

Kujtojmë që të shtunën e kaluar Irani ka sulmuar me dronë Izraeli.

Lexo më shumë: Irani nis sulmin me dron kundër Izraelit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e kishin konfirmuar se Irani ka lëshuar ​​dronët UAV brenda territorit të tij drejt Izraelit.

Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, që duket të jetë si një përgjigje hakmarrëse ndaj një sulmi të fundit të Teheranit.

Lexo më shumë: Izraeli kryen “sulm hakmarrës” kundër Iranit

Sipas medieve amerikane, që cituan zyrtarë qeveritarë, Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit në orët e hershme të së premtes.

Ky akt ka rezultuar në shpërthime në afërsi të qytetit të Isfahanit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika