Nis seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut

Në seancën e parë të Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri. Ndërsa, në rend dite është themelimi i Komisionit për pranimin e objektit dhe raportohet se seanca po zhvillohet e mbyllur

Foto nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut.

Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmir Zeqiri.

Në rend dite është themelimi i Komisionit për pranimin e objektit. Ndërsa, siç raporton RTK, seanca është duke u zhvilluar e mbyllur.

Kryetari Izmir Zeqiri tash e një vit detyrën e ka ushtruar nga zyra alternative në fshatin Çabër, ndërsa sot ka hyrë në objektin e komunës në Zubin Potok për të marrë pjesë në seancë.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, patën hyrë në objektet e komunave që udhëheqin më 26 maj të vitit të kaluar, nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.

Por, më 29 maj 2023 iu pamundësua hyrja nga protestuesit serbë.

Para Komunës së Zveçanit, protesta kishte eskaluar në dhunë, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it.

Nga atëherë, kryetarët e këtyre dy komunave kishin ushtruar detyrën nga zyrat alternative në fshatra.

Shkuarjen e tyre në zyrat e komunës e ka kërkuar edhe kryeministri Albin Kurti, pas bojkotit të votimit të së dielës nga serbët, për shkarkim të kryetarëve shqiptarë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika