Haziri optimist për LDK-në: Dallimi me VV-në është si nata me ditën, kanë politikë përçarëse

"Ne në fokus të programit tonë e kemi familjen. Dallimi mes LDK-së dhe VV-së është si nata me ditën. Ata kanë një politikë përçarëse"

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se do të luftojnë që të dalin të parët në zgjedhjet e ardhshme, teksa shton se LDK-ja është rivali kryesor i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

E sa i përket programit, Haziri ka theksuar se dallimi në mes të LDK-së dhe VV-së është si nata me ditën.

“Ne jemi parti që luftojmë për vendin e parë, jo për vendin e dytë. LDK-ja është rivali kryesor i VV-së dhe VV-ja është rivali kryesor i LDK-së. Ne e dimë që drejtimi i shtizave e akuzat do të jenë karshi partisë tonë… LDK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e saj zgjedhore të brendshme. Tani jemi në fazën e nominimeve për deputet, do të dalim edhe përtej LDK-së ku do të punojmë që të fitojmë besimin e grupeve dhe komuniteteve”, ka thënë Haziri.

“Ne në fokus të programit tonë e kemi familjen. Dallimi mes LDK-së dhe VV-së është si nata me ditën. Ata kanë një politikë përçarëse”, ka shtuar Haziri.

Pra, LDK-ja është e gatshme që sot për zgjedhje, sipas nënkryetarit të saj, i cili thekson se hapi i duhur që vendi të shkojë në zgjedhje është dorëheqja e kryeministrit Kurti.

“Krejt çka thotë kryeministri Kurti për zgjedhje, është në rrafshin e manipulimit të fjalëve dhe ndjenjave të qytetarëve në lidhje me një proces zgjedhor që pritet. Ne jemi të gatshëm që sot, akti i dorëheqjes është akt moral, politik dhe akt që mund të hapë rrugë shumë shpejt”, ka thënë Haziri, shkruan Gazeta Blic.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika