Kur do kthehet në Kosovë Enver Sekiraqa? – Tregon ekskluzivisht Besnik Berisha

Besnik Berisha

Enver Sekiraqa nuk është arratisur, por ka shkuar për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës.

Kështu tha në “Five”, avokati Besnik Berisha, i cili po ashtu tregoi se Sekiraqa do të kthehet në Kosovë kur do ta mbarojë trajtimin dhe kur do të lejohet nga mjekët të lëvizë.

“Enver Sekiraqa do të kthehet në ditën kur ai mbaron me trajtimin e tij, kur i mundësohet lëvizja, për momentin një pjesë…e organizimit të tij është e rimobilizuar. Gjykata Themelore ka qenë në dijeni për problemet shëndetësore të tij. Nuk e ka ndërruar vendbanimin, ndërrimin e adresës duhet me lajmëru. Ka datë, e ditë e ka dritë, kur është larguar”, tha ai.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE – Berisha thotë se Enver Sekiraqa është jashtë Kosovës në një spital

Ai tha se Sekiraqa e ka kaluar kufirin me dokumente legale dhe këtë e ka bërë “në pikë të ditës”.

“Letërnjoftimi nuk i ndalet askujt, Sekiraqa s’ka dalë as natën as i kamufluar, ai ka dalë në kufi legjitim me dokumenta të dorëzuara te zyrtarët policorë…”, tha ai.

Tutje, ai e kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe politikanët e tjerë që kanë reaguar për këtë rast.

“Shteti i tij ia ka rreziku sigurinë juridike, siguria fizike e tij ka qenë e rrezikuar me vite, 22-3 vite. Enver Sekiraqës shumë kush ka dashtë me ia marrë jetën…. Kryeministri nuk mund të bëjë gjykime”, tha ai.

Sipas Berishës, Sekiraqa është dhe do të shpallet i pafajshëm në shkallën e dytë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika