Abrashi: PDK po manipulon me ndjenjat e qytetarëve për kalkulime politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se situata e krijuar rreth Kuvendit dhe protestave të zhvilluara të hënën mund të jetë duke u manipuluar për qëllime të politikës ditore.

Duke folur në Debat Plus, Abrashi ka shprehur dyshimin se pas situatës aktuale qëndrojnë kalkulime politike, duke ia atribuar përgjegjësinë për moszgjedhjen e presidentit Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, është e papranueshme që ndjenjat e qytetarëve, të cilët janë mbledhur në shesh dhe shprehin shqetësimin e tyre, të përdoren për kalkulime politike.

“Fatkeqësisht kam përshtypjen qofsha i gabuar, krejt kjo situatë wshtë duke u manipuluar për qëllime të ulta të politikes ditore. Ata që s’po dojnë me zgjedh presidentin, ata janë arsyeja. PDK qysh e di unë, qysh e di ti e qysh e p krejt populli shqiptar.  Është më të vërtetë për keqardhje me i manipulu ndjenjat e qytetarëve që sot janë të irrituar dhe shqetësuar që janë në shesh për qëllime të kalkulimeve politike është e papranueshme”, ka deklaruar Abrashi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika