Osmani viziton ekspozitën e organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë me veprat e Gjelosh Gjokajt

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka vizituar ekspozitën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë me veprat e artistit, Gjelosh Gjokaj. Osmani ka thënë se arti i Gjokajt ka lënë gjurmë artistike në të dy shtetet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Foto: Presidenca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, ka vizituar ekspozitën e organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë me veprat e artistit, Gjelosh Gjokaj.

Osmani ka thënë se arti i Gjokajt ka lënë gjurmë të përjetshme artistike në të dy shtetet, Kosovë, Mal të Zi dhe përtej.

E para e vendit ka thënë se themeli kryesor i miqësisë me Malin e Zi janë lidhjet në mes të njerëzve, gjersa ka vlerësuar angazhimin e komunitetit malazez në shoqërinë tonë.

“Presidentja Osmani ka potencuar se lidhjet në mes të njerëzve janë themeli kryesor i miqësisë me Malin e Zi, me ç’rast ka vlerësuar rolin konstruktiv dhe angazhimin e vlefshëm të komunitetit malazez në shoqërinë tonë, si dhe rolin e shqiptarëve në Mal të Zi në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona ndërshtetërore”, ka njoftuar presidenca.

Dje, Mali i Zi e ka shënuar Ditën e Pavarësisë dhe 18-vjetorin e rikthimit të pavarësisë së shtetit me referendum.

Lexo më shumë: Mali i Zi feston Ditën e Pavarësisë

Më 21 maj të vitit 2006, në referendum Mali i Zi ka arritur të bëhet shtet i pavarur.

Në referendum votuan 419 mijë e 240 qytetarë ose 86.5 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, prej të cilëve pavarësinë e Malit të Zi e mbështetën 230 mijë e 661 qytetarë ose 55.5 për qind, ndërsa për mbetjen në një union të përbashkët me Serbinë ishin 185 mijë ose 44.5 për qind.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika