Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hapë Urën e Ibrit

Avokati, Tomë Gashi, është shprehur bindshëm që kryeministri Albin Kurti do ta hapë Urën e Ibrit me apo pa koordinim

Tomë Gashi/ "FIVE"

Avokati, Tomë Gashi, i ftuar në “FIVE” në RTV Dukagjini, është shprehur se hapja e Urës së Ibrit është veprimi i radhës në shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës.

“Pas 12 qershorit të vitit 1999, ajo pjesë ka qenë e zbrazët prej serbëve, për shkak të shumë veprimeve që kanë qenë të koordinume e që nuk është dashur, atëherë edhe një pjesë e serbëve që nuk kanë jetu në pjesën veriore të Kosovës janë ardhë si kanë ardhë, pastaj në vitin 2000 i kanë përzënë 19 mijë shqiptarë, i kanë vrarë rreth 20 dhe plagosë rreth 100, pas luftës kemi ardhë në situatë të tillë që me leju,” ka thënë Gashi.

Se a është përdorim politik nga Qeveria apo është koha që të hapet Ura e Ibrit, Gashi shprehet bindshëm pozitiv se kryeministri Albin Kurti do ta bëjë edhe këtë hap.

“Albin Kurti me koordinim, pa koordinim, problemin e targave të makinave, Serbia me pasuesin e Millosheviqit, që është Vuçiqi me i leju targat me kalu atje me shenjën e Republika e Kosovës RKS, Albini ua ka pru punën që ata me pranu, dinari u hoq, zgjedhjet u mbajtën, me koordinim e pa koordinim ura do të hapet,” shtoi Gashi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika