Liderë e përfaqësues nga 13 vende të rajonit në Shkup, Osmani ndan foton familjare të samitit SEECP

Delegacionet diplomatike dhe liderët nga 13 vende të Evropës Juglindore u mblodhën në Shkup për të përmbyllur mandatin njëvjeçar të Maqedonisë së Veriut në udhëheqjen e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, duke diskutuar mbi avancimin e bashkëpunimit rajonal në siguri, ekonomi dhe demokraci, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për paqe dhe stabilitet

Foto në Facebook, nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, 13 qershor 2024.

Delegacionet diplomatike dhe krerë të shteteve nga 13 vendet e Evropës Juglindore kanë qëndruar të enjten në Shkup, për të përmbyllur përfundimin e mandatit njëvjeçar, të udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Nisma ka për qëllim që të avancojë bashkëpunimin mes shteteve në fushën e sigurisë, ekonomisë, të drejtave të njeriut, por edhe demokracisë.

Po ashtu, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore.

Ajo ka shpërndarë një fotografi familjare që u realizua në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

“Në Shkup për Samitin e SEECP, së bashku me liderët e tjerë dhe përfaqësuesit nga rajoni”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, në këtë samit, Osmani iu bashkua krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Osmani takohet me presidenten maqedonase, flasin për raportet mes dy shteteve

Gjatë qëndrimit në Shkup, Osmani ka takuar homologen e saj maqedonase, me të cilën ka diskutuar për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe thellimin e bashkëpunimit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ishte edhe kryesues i këtij procesi, hapi takimin ministror, në te cilin, megjithatë shumica e vendeve u përfaqësua me zëvendësministra, sekretarë shtetërorë dhe ambasadorë.

Ai ka thënë se në këtë samit është rikonfirmuar pozicioni në skenën ndërkombëtare.

“Një tjetër takim i suksesshëm ministror në Shkup. Konfirmuam edhe një herë pozicionin tonë në skenën ndërkombëtare. Krenar për këtë arritje. Dëshmuam se dimë të ruajmë kredibilitetin e pronësisë dhe lidershipit rajonal që kemi ndërtuar dhe avancuar ndër vite, përmes kësaj nisme të rëndësishme rajonale”, ka shkruar ministri Osmani në Facebook.

Ministri maqedonas Osmani, të enjten para samitit ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.

Ai ka njoftuar se me ministrin Fidan ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, lidhjet ekonomike, si dhe bashkëpunimi multilateral brenda organizatave ndërkombëtare, me fokus të veçantë në partneriteti në kuadër të NATO-s.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika