Ambasadori britanik viziton veriun: Dëgjova shqetësimet dhe shpresat e serbëve

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi komunat veriore të Kosovës, për të dëgjuar shqetësimet e komunitetit serb

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka realizuar një vizitë në komunat veriore të Kosovës, duke përfshirë Zubin Potok, Leposaviqin dhe Mitrovicën veriore. Gjatë kësaj vizite, ai theksoi rëndësinë e dëgjimit të shqetësimeve dhe shpresave të komunitetit serb në Kosovë.

Hargreaves vlerësoi bisedat me banorët lokalë, teksa njoftoi se planifikon të realizojë më shumë vizita në këtë zonë në të ardhmen, për të vazhduar dialogun dhe për të mbështetur mirëkuptimin mes komuniteteve.

“E shijova vizitën time sot në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicën veriore. Është kaq e dobishme për t’i dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës. Presim shumë vizita të tjera në zonë”, shkroi ambasadori në një postim në X.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika