SHBA: Rusia ka humbur rreth 20-30 % të ushtarëve dhe mjeteve të blinduara në luftën në Ukrainë

Gjenerali amerikan Mark Milley, ka treguar një pasqyrë të qartë rreth luftës në Ukrainë. Ai ka zbuluar detaje bazuar në informacionet e mbledhura nga inteligjenca amerikane

Lufta Rusi dhe Ukrain

Mark Milley gjenerali amerikan ka treguar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se çdo ditë në Ukrainë vriten rreth 100 deri 200 ushtarë, megjithatë ai ka refuzuar që të japë më shumë detaje për arsye sigurie.

Sipas Milley, Rusia deri më tani ka humbur rreth 20 deri 30 përqind të ushtarëve gjatë luftimeve në Ukrainë, përfshirë përqindjen thuajse të njëjtë edhe të mjeteve të blinduara.

Ndërkohë, që nga fillimi i luftës, sipas informacioneve të Ukrainës, ushtria ruse ka humbur mbi 31 mijë e 500 ushtarë.

”Mbi 212 avionë, 178 helikopterë, 1 mijë e 319 tanke, 3 mijë e 429 mjete të blinduara, 703 topa, 213 sisteme raketahedhëse dhe 96 sisteme të mbrojtjes ajrore”.

Veç kësaj, Ukrania po mundohet që të mbrohet nga forcat pushtuese ruse, ndërsa edhe ajo në baza ditore humb nga 100 deri 200 ushtarë në mbrojtje të vendit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje vendeve të perëndimit që t’i dërgojnë sa më shumë armë të rënda.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika