Osmani: E arta jonë Distria, bravo

Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë uruar Distria Krasniqin për kualifikimin e saj në çerekfinalen e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Distria Krasniqin për kualifikimin e saj në çerekfinalen e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “Ippon në 30 sekonda!  E arta jonë Distria, bravo! Vazhdojmë përpara”.

Vetëm 37 sekonda i mjaftuan Distria Krasniqit, për t’u kualifikuar më tej në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Ajo e vendosi në kokërr të shpinës kundërshtaren e saj nga Indonezia, Maryam March Maharani.

Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar për fitoren e Distria Krasniqit, madje Kurti u shpreh i “habit” se si xhudistja kosovare ka arritur suksesin e saj për vetëm 39 sekonda.

Kurti: Distria Krasniqi, Republika e Kosovës

“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, shkroi Kurti.

Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale.

 

Distria Krasniqi kalon në çerekfinale në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika