Halimi: Kurti është tipik mashtrues, hapjen e urës së Ibrit po e përdor për vota

Juristi, Jeton Halimi në emisionin “Rreth e Rrotull” e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, se çështjen e hapjes së Urës së Ibrit po e përdorë vetëm për vota

Juristi, Jeton Halimi në emisionin "Rreth e Rrotull"

Juristi Jeton Halimi e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti që çështjen e hapjes së urës së Ibrit po e përdor vetëm për vota.

“Albin Kurti duhet t’i kryejë disa punë të veta që i ka lënë në gjysmë dhe ta lërë njëfarë populizmi që e ka bërë, ai e di prej se ka ardh në qeveri se cfarë ka bërë, të mirat e të bëmat e tij, tash e gjithë kjo sagë që është bërë për urën e veriut e ka vetëm për një fakt, për një grusht vota, për me siguru ky mashtrues tipik klasik,” tha Halimi në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Teksa përmend edhe incidentin e presidentes Vjosa Osmani në Maqedoni të Veriut, ku thotë se kryeministri nuk arriti t’i bëjë që të kërkojnë falje.

“Mundohet edhe përcarjen e Vjosa Osmanit që e ka përdorur në disa momente, e u pa Osmani në Maqedoninë e Veriut që e poshtruan dhe Kurti shkoi atje për sy e faqe e nuk e shtini Maqedoninë e Veriut me kërku falje se çfarë i ka ndodhë një president të shtetit,” deklaroi Halimi.

Ndërsa, Halimi kritikon edhe sistemin gjyqësor.

“Ky e do vetëm interesin e vet, karrigën dhe votën, assesi për opoinionin. E dijmë një ekonomi të dobët, sistem të dobët gjyqësor, thehen sa ligje prej Gjykatës Kushtetuese, ky është tipik mashtrues dhe vetëm bën populizëm për votat.”

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika