Hajdar Beqa: Do të largohen emrat e pamundur për t’u intervistuar në komision

Hajdar Beqa, kryesuesi i Komisonit hetimor parlamentar për Energjinë ka thënë se do të largohen emrat e pamundur për t’u intervistuar siç janë: Jakup Krasniqi, Kolë Berisha, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi. Ky komision ka përpiluar listën përfundimtare në të cilën janë vendosur emrat e dëshmitarëve të cilët do të ftohen për intervistim

Komisioni hetimor parlamentar për Energjinë

Të premten e 17 qershorit, Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë ka përpiluar listën përfundimtare në të cilën janë vendosur emrat e dëshmitarëve të cilët do të ftohen për intervistim në këtë komision.

Hajdar Beqa, Udhëheqësi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjimë ka thënë se do të largohen emrat e pamundur për t’u intervistuar siç janë: Jakup Krasniqi, Kolë Berisha, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

Arbër Rexhaj, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se gjatë rrugëtimit të hetimeve mund të dërgohen pyetje në Gjykatën Speciale për ish-udhëheqësit e institucioneve të cilët janë në Hagë, raporton KP, transmeton PortaliD.

Ndërsa, Armend Zemaj, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se janë dy lista, njëra me 287 emra dhe tjetra me 287.

Sipas Zemaj, kjo nuk do të mundësojë një hetim të arritshëm dhe nuk do t’i përkrahë emrat të cilët ftohen vetëm për spektakël.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika