Publikohet albumi i ri i reperit Drake “Honestly, Nevermind”

Rreperi i njohur Drake ka lanësuar albumin e tij të shtatë në studion “Honestly, Nevermind” të enjtën më datën 17 qershor

Drake me albumin e ri “Honestly, Nevermind"

Drake befasoi ndjekësit me lajmin se albumi i ri po vinte dhe kështu ndodhi,në rrjetin social Instagram ai ka postuar disa foto të albumit të tij.

Drake ka disa kohë që ka treguar për ardhjen e një albumi të ri, përgjatë disa muajve të fundit, reperi ka ndarë vazhdimisht pamje nga studio muzikore.“Aubrey Drake Graham” emri i vërtetë i reperit  së fundmi u shfaq në këngën e Jack Harlow “Churchill Downs”.

Albumi i ri  përmban 14 këngë  dhe vetëm një bashkëpunim, “Jimmy Cooks” me 21 Savage, menjëherë pas lansimit të tij erdhi edhe videoklipi i këngës Falling Back”, në të cilën u shfaq basketbollisti, Tristan Thompson.

LP-ja e re vjen nëntë muaj pasi ai publikoi albumin e tij “Certified Lover Boy” shtatorin e kaluar, ku u përfshin këngë të tilla si: “Knife Talk” me 21 Savage dhe Project Pat, “Way 2 Sexy” me Future dhe Young Thug dhe “Fair Trade” me Travis Scott.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika