Blakaj për përdoruesit e drogës: Me shpejtësi po rritet numri i tyre, mosha mesatare këtë vit 20-27

Safet Blakaj nga “Labyrinth” ka deklaruar se është duke u rritur me “shpejtësi të madhe” numri i përdoruesve të drogës në vendin tonë. Sipas Blakaj, statistikat e fundit tregojnë se gjatë këtij viti mosha mesatare e përdoruesve është 20-27 dhe ka krahasuar me katër vite më parë, i bie që është rritur shumë.

Blakaj tha për “Five” se përdoruesit e drogave sikurse është “krekokokainë”, përdoruesit po mendojnë se është drogë e shtresave të larta dhe nuk ka efekte anësore, por përkundrazi ne si qendër e shohim se ka dëme të mëdha.

“Ne jemi të shqetësuar për trendet e përdorimit të drogës në Kosovë. Trendi është në rritje, Marihuana është rritje. Kjo është shqetësuese te mosha te fëmijët dhe nën moshën 18-vjeçare. Droga tjetër është kokaina, brenda katër viteve është trend në rritje, rritje e shpejtë për përdoruesit e drogave. Mënyra e përdorimit na shqetëson shumë, varianti kreko-*kokainë, që përdoret në tumosje dhe shkakton varëshmërinë dhe rrit agresivitetin te të rinjt. Para 4 viteve, mosha mesatare ka qenë 35-45 vjeç që janë paraqitur për trajtim, vitin e kaluar ka rënë, e këtë vit është paraqitur mosha  20-27 vjeç, që paraqiten për trajtim. Me shpejtësi po rritet numri i të rinjve. Është një keqkuptim, duke menduar se është drogë për shtresa të larta dhe nuk ka efekte anësore. Ka dëme dhe efekte anësore”, deklaroi Blakaj.

Blakaj deklaroi se viteve të fundit ka rënë dukshëm përdorimi i heroinës krahasuar me përdorimin e kokainës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika