Shtyhet seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Seanca për tre të akuzuarit e sulmit terrorist në Banjskë është shtyrë pasi avokatët kërkuan më shumë kohë për përgatitje, duke pretenduar se kanë marrë me vonesë aktakuzën

Pamje nga mbajtja e seancës fillestare për rastin e sulmit në Banjskë, 25 shtator 2024 - Foto Dorentina Thaqi - TV Dukagjini.

Seanca e shqyrtimit fillestar për të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, e cila pritej të zhvillohej këtë të mërkurë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shtyrë.

Kjo kërkesë u bë nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve, të cilët pretenduan se  kanë marrë me vonesë provat e aktakuzës në gjuhën serbe dhe se disa as nuk kanë mundur të hapen.

Gjykata pritet të njoftojë për datën e radhës të seancës.

Tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Në paraburgim ndodhen Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët u arrestuan gjatë sulmit në Banjskë.

Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pak ditë para se të bëhet një vit nga sulmi terrorist, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.

Pritet vendimi i Supremes lidhur me gjykimin në mungesë ndaj 42 të akuzuarve tjerë

Siç raporton gazetarja në terren e TV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, në fillimin e seancës është veçuar procedura ndaj tre të akuzuarve që janë në paraburgim dhe atyre që nuk janë prezentë. Kjo sipas gjyqtarit Arben Hoti bëhet për të mos prolonguar çështjen.

Derisa paraprakisht në seancën e shqyrtimit fillestarë prokurori Naim Abazi ka thënë se prezenca e 42 personave nuk ka mundur të sigurohet në asnjë fazë të procedurës, dhe ka kërkuar që të njëjtit të gjykohen në mungesë.

Këtë e kanë kundërshtuar avokatët e të akuzuarve, ndërkohë që gjyqtari Arben Hoti ka thënë se do t’i kërkojnë mendim Gjykatës Supreme, se a mund te vazhdohet me gjykimin në mungesë ndaj atyre që nuk kanë arritur të arrestohen.

Nis seanca fillestare për rastin e sulmit në Banjskë

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika