Gjetja e mbi 1 ton drogë në Pejë – Arrestohet një i dyshuar, disa të tjerë në arrati

Një person është arrestuar dhe disa të tjerë janë ende në arrati pas sekuestrimit të mbi një ton droge në Pejë, në një aksion masiv antidrogë me vlerë rreth 5 milionë euro

Një person është arrestuar lidhur me aksionin masiv antidrogë në Pejë, ku u sekuestrua mbi një ton drogë me vlerë rreth 5 milionë euro.

Aksioni, i cili konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë që nga paslufta, është ende në zhvillim, ndërsa siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, disa persona të tjerë të dyshuar janë ende në arrati.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se aksioni po vazhdon dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Digjet droga e sekuestruar nga autoritet në vlerë rreth 5 milionë euro, 27 shtator 2024. Pamje Doruntina Bylykbashi – TV Duakgjini

Sekuestrohen mbi një ton drogë në vlerë rreth 5 milionë euro në Pejë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika