Tri nxënëse vetëlëndohen në Gjakovë, Policia nis hetimin e rastit si “shtytje në vetëvrasje”

Policia e Kosovës ka nisur hetimin për një rast të “shtytjes në vetëvrasje” pasi tri nxënëse në Gjakovë lënduan veten

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka nisur një hetim mbi një rast të mundshëm të “shtytjes në vetëvrasje” pas një incidenti në Gjakovë, ku tri nxënëse të mitura kanë lënduar veten.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:30.

Rastin në polici e ka raportuar drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumanova- Baçi.

Ndërsa, të miturat janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Gjakovë 07.10.2024 – 10:30. Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit. Tri viktimat femra kosovare të mitura, janë dërguar në tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje rreth rastit, por deri në publikimin e lajmit nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika