Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha

Marrëveshja e tregtisë së lirë me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA-n), po vlerësohet shumë pozitive nga sektori i ekonomisë, por sigurisht nuk është zëvendësim për ndihmën që shteti duhet ta japë për prodhuesit vendor në mënyrë që të kemi se çka t’i shesim botës. Në raportin eksport-import, tregtia me Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Islandën është simbolike, për dhjetë vite mbi 600 milionë euro.

Tarifat doganore, taksat, dhe të gjitha barrierat tregtare ndërmjet Kosovës, Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë u hoqën me një nënshkrim në letër.

Marrëveshja e tregtisë së lirë me EFTA-n, ku bëjnë pjesë këto katër shtete, po vlerësohet mundësi e mirë për prodhuesit vendorë, por edhe anasjelltas.

“Mund të ketë dyfishim ose trefishim mund të ketë por nuk duhet me harru se kjo marrëveshje me automatizëm nuk e ngritë prodhimin tonë, ne duhet edhe politika të brendshme na duhen edhe reforma fiskale të brendshme për ta ndihmu prodhimin tonë për t’u zgjeruar edhe për të eksportuar jasht”, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna.

Por cili është raporti tregtar me EFTA-n.

Në periudhën 2013-2023, pra për 10 vjet Kosova ka importuar rreth 40 miliardë euro mallra. Nga kjo shifër vetëm 301 milionë euro vijnë nga EFTA. Sa i përket eksportit apo shitjes së mallrave nga rreth 5.4 miliardë euro eksporte, vetëm 371 milionë janë në EFTA.

Pjesa dërmuese e shkëmbimit simbolik tregtar bëhet me Zvicrën, ndërkaq Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni kanë përqindje shumë të vogël me raste zero.

Sa për ilustrim gjatë vitit 2023, në vendet e EFTA-s Kosova eksportoi 76 milionë euro mallra dhe importoi produkte në vlerë 99 milionë euro.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika