Presidentja Osmani: Dy medalje në një ditë

Xhudistet, Distria Krasniqi dhe Flaka Hoxha i sjellin Kosovës dy medalje, një të artë dhe një të bronztë

Ilustrim

Distria Krasniqi ka arritur që fitojë medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ndërsa Flaka Loxha i ka sjellë Kosovës medaljen e bronztë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është gëzuar kësaj arritjeje të xhudistëve, ku përmes rrjetit social Facebook, i ka uruar për këto fitore.

“Dy medalje në xhudo në një ditë, fitore pas fitore, Distria Krasniqi, sërish e artë e flamuri i shtetit të Kosovës, sërish më së larti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022!”.

“Këtë krenari na e rritë edhe më shumë fitorja e Flaka Loxhës, e cila me medaljen e bronztë po ecën hapave të Majlindës e Distrias”, ka shkruar Osmani.

Xhudistet, Distria Krasniqi dhe Flaka Hoxha

Për këtë ka reaguar, edhe trajneri i sportit të xhudos, Driton Kuka.

Ai përmes një postimi në Facbook, ka thënë “Një e artë, një e bronztë, një vend i 7”.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Driton Kuka, dhe xhudistet

Ndryshe, të mërkurën e 29 qershorit, xhudistja Krasniqi e ka mposhtura në finale kroaten, Ana Viktorija, Puljiz. Ndërsa në gjysmëfinale, ajo e kishte mposhtur spanjollen Ana Perez Box.

Ndërkaq, xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë.

Për Kosovën është hera e dytë që merr pjesë në në Lojërat Mesdhetare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika