Kadrijaj: Po e shkelin qëllimshëm Kushtetutën, duhet të rikthehet votimi i hapur për kryetarin e Kuvendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është deklaruar pas takimit të liderëve të partive politike të thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kadrijaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po përpiqet të shtrembërojë interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk po tregon vullnet për respektimin e tij në praktikë.

“Në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese janë munduar të shtrembërojnë plot pika dhe të mos pranojnë asgjë,” deklaroi Kadrijaj. Ajo shtoi se AAK ka kërkuar që nesër të mos vazhdohet me të njëjtat procedura, por sipas saj VV po paralajmëron që do të mbetet në të njëjtat praktika, duke shkelur Kushtetutën qëllimshëm. “Të kthehet çështja e votimit në votim të hapur,” theksoi Kadrijaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika