Bad News Eagles do të përballet me ekipin SINNERS në gjysmëfinale e Elisa Invitational

Ekipi shqiptar Bad News Eagles, në turneun Elisa Invitational, tani do të kenë mundësi të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun LAN, i cili do të mbahet në qytetin Espoo të Finlandës

Bad News Eagles do të përballet me SINNERS

Ekipi shqiptar u bënë pjesë e këtij turneu pasi morën ftesë direkt për në çerekfinale, ku e mposhtën ekipin Finest me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ndeshjen gjysmëfinale Bad News Eagles do ta zhvillojnë ndaj ekipit SINNERS, të cilët i kishin mposhtur në kualifikimet për turneun Major.

Tani ekipi SINNERS do të luajnë pa yllin e tyre të ekipit NEOFRAG, i cili kohë më parë u bë pjesë e ekipit OG, dhe tani në vend të tij do të luajë trajneri i ekipit.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 16:00, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch.

Favorit për ta fituar ndeshjen është ekipi shqiptar pasi renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi SINNERS renditet në vendin e 46 –të.

Bad News Eagles kalon në gjysmëfinale të turneut Elisa Invitational CS:GO

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika