Serbia po përgatit “rezistencë civile” për të ndikuar në zgjedhje, thotë Kuçi 

Gurakuç Kuçi

Në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë, në veri janë shpërndarë parulla nacionaliste që, sipas analizës së Gurakuç Gurtit nga Instituti Octopus, nuk përfaqësojnë thjesht retorikë elektorale, por janë pjesë e një strategjie të koordinuar nga Beogradi për të kontrolluar vullnetin politik të serbëve në Kosovë.

Kjo qasje, e përshkruar nga Kuçi si “rezistencë civile”, mbështetet në disa mekanizma të njohur që Serbia ka përdorur më parë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Shpërndarja e parullave nacionaliste në veri të Kosovës në prag të zgjedhjeve lokale është pjesë e një strategjie të koordinuar nga Beogradi për të kontrolluar vullnetin politik të serbëve në Kosovë.

Kjo strategji mbështetet mbi disa mekanizma të njohur:
– Skemat sociale – përdorimi i fondeve shtetërore si mjet për blerjen e votës;
– Instrumentalizimi i nacionalizmit – paraqitja e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe gjithë atmosferës parazgjedhore si formë “rezistence civile” kundër Kosovës;
– Stigmatizimi – kërcënimi me shpallje “tradhtar” i çdo serbi që nuk ndjek Listën Serbe;
– Mobilizimi artificial – transportimi i votuesve nga Serbia për të votuar në Kosovë;
– Presioni direkt – kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve”, ka shkruar Kuçi në Facebook.

Sipas Gurtit, këto metoda përbëjnë një formë të konsoliduar të “strategjisë hibride”, ku demokracia përdoret si instrument për ta minuar vetë procesin demokratik.

Parullat nacionaliste, sipas tij, shërbejnë për të krijuar një atmosferë të rreme rezistence, që më pas mund të shfrytëzohet për synime më të gjera destabilizuese në veri të Kosovës.

“Këto metoda nuk janë të reja. Serbia ka ndjekur qasje të ngjashme në zgjedhje në Kosovë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e deri në Moldavi. Pra, nuk bëhet fjalë për incidente të rastësishme, por për një strategji hibride të konsoliduar: përdorimin e demokracisë si instrument për ta minuar vetë demokracinë.

Parullat e fundit nacionaliste në veri nuk janë thjesht retorikë elektorale. Ato synojnë krijimin e një atmosfere të rreme “rezistence civile” tek serbët e Kosovës. Një klimë e tillë mund të shfrytëzohet për qëllime më të gjera destabilizuese, përtej procesit elektoral.
Shtetet dhe institucionet ndërkombëtare si SHBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe, OSBE-ja, Këshilli i Evropës, etj., duhet të ndërhyjnë me presion politik mbi Serbinë, duke i ndaluar praktikat e manipulimit dhe keqpërdorimit të zgjedhjeve. Ato tashmë janë të vetëdijshme se ndërhyrja elektorale nga Beogradi është bërë praktikë e përsëritur, dhe Kosova nuk mund të përballojë e vetme pasojat e kësaj strategjie.
Në anën tjetër, institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë ekspozimin e çdo akti jo-demokratik të Serbisë dhe Listës Serbe. Heshtja do të ishte rrezik. Rikthimi i bandave të strukturuara, si ato të Radojiçiqit dhe Veselinoviçit, të cilët SHBA-ja i sanksionoi në vitin 2021, do ta kthente veriun në një realitet kriminal të kaluar. Ky është skenari që duhet të parandalohet me çdo kusht”, ka shtuar Kuçi.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika