“Anibar” festival i hapur nga 13 deri më 19 Korrik në Pejë

Edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar” mbahet nga 13 deri më 19 Korrik në Pejë. Përgatitjet për fillimin e festivalit janë në përfundim e sipër

Koordinatorja për komunikim e “Anibar” Festival, Rina Statovci, në emisionin Drive on D, me Donika Hysenin, në radio Dukagini

Vera na sjell ditë të bukura, e që i pasurojnë edhe festivalet e shumta që mbahen në këtë stinë.

Muaji korrik sjell dhe festivalin e Filmit të Animuar “Anibar“ që mbahet nga 13 deri më 19 në qytetin e Pejës, e që pjesëmarrës do të jenë shumë artistë jo vetëm nga Kosova, por edhe artistë nga vende të ndryshme të botës.

Koordinatorja për komunikim e “Anibar” Festival, Rina Statovci, në emisionin Drive on D, me Donika Hysenin, në radio Dukagjini, njoftoi se tema e festivalit për këtë vit është “Mësyshi” apo Besëtytnitë, kjo për shkak se sivjet është edicioni i 13-të i festivalit dhe ky numër konsiderohet si fatkeq.

“Kjo është nisur si në hajgare, por në fund bashkërisht vendosëm që ta kthejmë në realitet. Është interesante se besëtytnitë besohen jo vetëm në Kosovë e rajon, por edhe në shumë vende të botës dhe kjo është pritur shumë mirë nga publiku”, ka thënë Statovci.

 Në festivalin “Anibar” i cili sivjet do të mbahet në ambient të hapur, do të shfaqen më shumë se 200 filma, nga vende të ndryshme të botës, si SHBA, Franca, Holanda, Izraeli, Koreja, Rusia dhe të tjera. Janë edhe dy filma prej Kosovës, që siç thotë Statovci, është shumë mirë që ka filluar të rritet numri i të interesuarve për filmat e animuar.

Edhe sivjet në këtë festival do të ketë mysafir special, për të cilët Statovci ka thënë se do ti publikojnë gjatë javës përmes rrjeteve sociale.

Biletat për Festivalin e Filmit të animuar “Anibar”, mund ti siguroni në katër kinematë në Pejë, ku çmimi për një program filmi është 2 Euro.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika