Dorëzohet kallëzim penal ndaj Radojçiqit e Ushtrisë Serbe për plagosjen dhe rrëmbimin e Vukashinoviq në Kosovë

Avokati Ivan Niniq, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe dhe grupit të kryeterorristit Millan Radojçiq, për rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të Millan Vukashinoviq që dyshohet se u bë nga xhandarmëria serbe e ndodhi në territorin e Republikës së Kosovës, në Leposaviq.

Niniq ka njoftuar se padia është bërë në emrin e nënës së Vukasinoviqit, pasi që për të nuk dihet asgjë që nga 1 nëntori.

Kallëzimi penal është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.

“Për shkak se për pesë ditë askush nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me qëllimin me armë ndaj Milan Vukašinoviqit, unë, në emër të nënës së tij, kam dorëzuar kallëzim penal te Prokurori i Lartë Publik në Prokuplje, për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë, kundër personave të panjohur — pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të Milan R.”, ka shkruar avokati nga Beogradi në platformën “X”.

Sipas Policisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur brenda territorit të Kosovës, në hapësirën e njohur si “pika zero”, në afërsi të Leposaviqit. Policia ka njoftuar se është në koordinim të ngushtë me KFOR-in, i cili ka konfirmuar se është në dijeni për incidentin dhe se situata në vijën kufitare është e qetë.

Në komunikatën e Policisë u tha se “disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit”./EO

Si dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye Milan Vukashinoviq nga xhandarmëria serbe?

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika