AGK: Mosvazhdimi i kontratave për dy gazetare në RTK është vendim i planifikuar dhe hakmarrës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur shqetësimin për vendimin e menaxhmentit të Radio Televizioni i Kosovës (RTK) për të mos vazhduar kontratat e punës për dy gazetaret, Hana Marteti dhe Edina Avdiu.

Në reagimin e saj, AGK vlerëson se mosvazhdimi i angazhimit të tyre lidhet drejtpërdrejt me punën profesionale të gazetareve dhe me, siç thuhet, mosgatishmërinë e tyre për t’iu nënshtruar presioneve apo për të bërë kompromise në raportim.

Sipas AGK-së, ndërprerja e kontratave pa një vlerësim të qartë të performancës bart të gjitha shenjat e një vendimi të planifikuar më herët dhe me karakter hakmarrës. Në reagim theksohet gjithashtu se menaxhmenti ka qenë në dijeni për shtatzëninë e njërës prej gazetareve, Edina Avdiu.

AGK e cilëson këtë si praktikë të dëmshme që minon besimin e publikut në transmetuesin publik dhe dëmton lirinë e medias.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika