Luana Bajrami ngjitet në skenën e “Oscar”, filmi i saj fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë ndërkombëtare, Luana Bajrami, është ngjitur në skenën e ceremonisë prestigjioze Academy Awards (Oscars), bashkë me ekipin e filmit të saj të ri Two People Exchanging Saliva, për të pranuar çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër (live-action)”.

Gjatë pranimit të çmimit, kur u përmend prejardhja e pjesëmarrësve në film, Bajrami u përshkrua si aktore nga Kosova.

Ata theksuan se filmi është realizuar nga një ekip ku shumica janë gra, duke e cilësuar projektin si një punë kolektive dhe të veçantë.

Bajrami, 25-vjeçare, ka lindur në Kosovë, por familja e saj është shpërngulur në Francë, ku ajo jeton aktualisht.

Në film, ajo interpreton rolin e Malaises, një gruaje të re në këtë film bardhë e zi, që është bashkëprodhim midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Filmi trajton temat e intimitetit dhe konsumizmit në një version distopian të Parisit, ku prekja romantike, përfshirë edhe puthjen, është e ndaluar dhe e dënueshme me vdekje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përgëzuar Bajramin dhe gjithë ekipin për këtë arritje të rëndësishme.

“One Battle After Another” dominon në Oscars me gjashtë çmime – Jessie Buckley e Michael B. Jordan aktorët më të mirë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika