Abdixhiku: S’ka lëvizje të re – pa takime, zgjedhjet janë të pashmangshme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka ende ndonjë lëvizje të re pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, por ka theksuar se përpjekjet për një zgjidhje do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Pas takimit rreth dy orësh, Abdixhiku tha se diskutimet janë fokusuar në parimet dhe modalitetet e procesit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ende nuk janë trajtuar emra konkretë.

“Nuk kemi ndonjë lëvizje të re. Takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Do të takoj edhe liderë të tjerë politikë dhe përmes takimeve transparente po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje konsensuale”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai theksoi se aktualisht fokusi është në dakordimin për parimet e procesit, duke shtuar se mungesa e takimeve do të nënkuptonte afrimin e zgjedhjeve.

“Po përpiqemi për zgjidhje përderisa jemi në takime. Në momentin që nuk ka takime, atëherë kuptojeni se zgjedhjet janë të pashmangshme”, u shpreh ai.

Sipas Abdixhikut, gjatë takimit nuk është arritur ende në fazën e diskutimit për kandidatë konkretë, megjithatë ai bëri të ditur se në proces janë dy emra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ritheksoi qëndrimin e LDK-së se jo të gjitha pozitat shtetërore duhet t’i takojnë një partie të vetme, duke lënë të kuptohet se zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika