I është dhëna lamtumira e fundit Shinzo Abe

Të martën i është dhënë lamtumira e fundit ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe. Ceremonia e funeralit është përcjellë nga dhjetëra mijëra të pranishëm

Makina e funeralit, e cila po transportonte trupin e Shinzo Abe, nëpër rrugët e Tokyo-s.

Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje të premten teksa po fliste gjatë një fushate në qytetin jugor të Nara, të martën i është dhënë lamtumira e fundit nga e gjithë Japonia.

Një makinë funeralesh transportoi trupin e tij nëpër kryeqytetin e Japonisë, në Tokyo, njofton BBC.

Pas një shëtitje të fundit, trupi iu dërgua në sallën e funeralit, ku edhe u dogj sipas traditave japoneze.

Gjersa vetura e funeralit po udhëtonte nëpër kryeqytet, nëpër Tokyo ishin ulur flamujt në gjysmështizë.

Gjithashtu, ishte edhe një numër i madh njerëzish që ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit të vendit.

Makina e funeralit në Kryeministri, ku politikanët bënë nderimet e tyre.

Funerali i Shinzo Abe supozohej të ishte një çështje private, e mbyllur për të gjithë, përveç familjes dhe miqve. Por publiku japonez kishte vendosur ndryshe.

Deri në orën 14:30 (06:30 GMT) ishin rreshtuar dhjetëra mijëra njerëz gjatë gjithë rrugës ku do të kalonte makina që transportonte ish-kryeministrin Shinzo Abe.

Akie Abe pas funeralit të burrit të saj.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe një nga politikanët e saj më me ndikim. Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje në një vend ku rastet e dhunës me armë janë jashtëzakonisht të rralla.

Policia tha se autori i armatosur kishte në shënjestër Abe, për shkak të ankesave që kishte me një grup fetar, ku ai besonte se ishte pjesë e Abe. Por ata ende po hetojnë se cilat ishin motivet e të armatosurit dhe nëse ai veproi i vetëm.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, qëllohet teksa mban një fjalim elektoral në Japoni

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika