Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit në rimorikon e të dyshuarit janë gjetur pesë migrantë nga Egjipti, njofton Dukagjini.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të tij janë gjetur pesë migrantë shtetas të Egjiptit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa migrantët janë dërguar në kampin e azilit”, thuhet në raportin policor.