Deputetët miratojnë në lexim të parë projektligjin për energjinë

Me 58 vota për, 15 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për energjinë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë prezantimit të projektligjit u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë atë, duke theksuar rëndësinë e reformave në sektorin energjetik.

Ndërkohë, deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar procedurën e ndjekur për këtë projektligj, duke e cilësuar si problematike mënyrën e trajtimit dhe mungesën e debatit të gjerë publik.

Sipas Shalës, ligji bart përgjegjësi dhe llogaridhënie nga Kuvendi te ministritë, gjë që ai e vlerëson si shmangie institucionale, veçanërisht në një sektor delikat si energjia dhe mjedisi.

Ai shtoi se, megjithëse kupton nevojën për reforma, ato nuk duhet të bëhen përmes procedurave të përshpejtuara pa konsultime me publikun, ekspertët, shoqërinë civile dhe mediat, duke paralajmëruar se kjo mund të cenojë bazat e legjislacionit.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika