Irani paralajmëron SHBA-në për reagim nëse vazhdon bllokada në Ngushticën e Hormuzit

Anijet e peshkimit shpërndahen në det ndërsa anije mallrash, në sfond, lundrojnë nëpër Gjirin Arabik drejt Ngushticës së Hormuzit pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, e premte, 27 mars 2026. (Foto AP)

Forcat e armatosura iraniane kanë paralajmëruar se do të reagojnë nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas një deklarate të publikuar nga qendra komanduese e ushtrisë dhe të shpërndarë nga disa media shtetërore, Tasnim, Uashingtoni akuzohet për “rrethim, pirateri dhe banditizëm detar” në rajon, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Në deklaratë thuhet se nëse ushtria amerikane vazhdon këto veprime në lidhje me trafikun detar drejt dhe nga portet iraniane, atëherë do të përballet me një “përgjigje” nga forcat e armatosura iraniane.

Kujtojmë se SHBA-ja ka ndaluar disa anije pas vendosjes së bllokadës mbi lëvizjet detare në këtë zonë strategjike më 13 prill.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika