Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje lidhur me mundësinë e pranimit të Vjosa Osmani si kandidate për presidente.
Para mediave, Kurti nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes për këtë temë dhe vazhdoi drejt seancës së Kuvendit, e cila ishte paraparë në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja.
Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për zhvillimet e fundit politike, duke thënë se partia e tij është e gatshme të propozojë kandidatë për postin e presidentit.
Abdixhiku ka theksuar se emri i Vjosa Osmanit të jetë pjesë e diskutimeve,
“Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.
