Drejtoria e Arsimit nis aksion për mungesat e nxënësve në shkollat fillore e të mesme në Prishtinë

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, ka njoftuar se sot ka angazhuar stafin për të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit, me qëllim evidentimin e mungesave të nxënësve dhe verifikimin e masave që po ndërmerren nga shkollat.

Vetëm në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2025/26, në nivel vendi janë regjistruar rreth 4 milionë mungesa, prej të cilave afro 1 milion janë të paarsyeshme.

“Sot qysh në mëngjes kam angazhuar stafin e Drejtorisë së Arsimit, për të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat fillore e të mesme të Kryeqytetit për evidentimin e mungesave të nxënësve dhe masave që po merren nga shkollat. Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi — ato janë një sinjal për probleme më të thella dhe një rrezik real për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Kur nxënësit nuk janë në shkollë, ku janë? A janë prindërit në dijeni? A po reagojnë shkollat me kohë dhe me seriozitet?”, thuhet nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë për Dukagjinin.

Nga Drejtoria e Arsimit theksohet se kjo situatë nuk mund të trajtohet thjesht si statistikë, por si një alarm që kërkon veprime konkrete.

“Sipas raportimeve në nivel vendi, flitet për rreth 4 milion mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo nuk mund të trajtohet si statistikë — është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm. Zgjidhja nuk është e njëanshme. Prindërit janë partnerë kyç dhe pa përfshirjen e tyre nuk mund të ketë ndryshim real. Në ditët në vijim do të intensifikojmë komunikimin me ta dhe do të ndërmarrim hapa konkretë, që mungesa të tilla të mos kalojnë pa përgjegjësi”, thuhet tutje nga kjo drejtori.

Gati 4 milionë mungesa në shkollat e Kosovës, ministri Çeku ka një zgjidhje

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika