Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–mars 2026 ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme pasurie, në kuadër të hetimeve për aktivitete të dyshuara kriminale.
Sipas njoftimit, janë sekuestruar gjithsej 20 vetura që dyshohet se janë përdorur ose përfituar nga veprimtari të kundërligjshme, si dhe rreth 49 kilogramë ari.
Po ashtu, autoritetet kanë konfiskuar 622 gramë diamante dhe 424 gramë argjend.
Në kuadër të këtyre veprimeve janë sekuestruar edhe shuma të ndryshme parash në valuta të huaja, përfshirë 13,145 euro, 2,320 franga zvicerane, 2,400 dollarë amerikanë, 1,100 korona çeke, 2,900 korona suedeze, 470 paund britanikë, 200 rupi ruandeze dhe 200 lekë shqiptare.
Prokuroria ka bërë të ditur se këto rezultate janë arritur në bashkëpunim me institucionet e zbatimit të ligjit dhe si pjesë e përpjekjeve për parandalimin e veprave penale.
Në njoftim theksohet se Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, si dhe në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.