Tre të lënduar pas shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në Podujevë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një lokal në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën “4 Dëshmorët”.

Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombolë gazi.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Dukagjinin se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Urgjencën e qytetit.

Policia është ende në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të incidentit.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika